
Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja që ndodhi ditën e sotme në zonën e Ish-bllokut në kryeqytet.
Mësohet se dy autorët e grabitjes i kanë marrë paratë taksistit, menjëherë pasi ky i fundit i kishte tërhequr në një pikë exchange dhe do i dërgonte në bankë.
Bëhet me dije se taksisti kishte rolin e transportuesit të parave. Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.
“Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje