TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2024, 14:09

Vrasja fatale e Enea Themollarit, në SPAK thanë se 'Dumani ka dashur vetëm t’ju trembë'

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja fatale e Enea Themollarit, në SPAK thanë se 'Dumani ka

Natën e 14 korrikut, Enea Themollari ishte ngritur nga gjumi në mesnatë pas zhurmave që kishte dëgjuar, pa e ditur se disa sekonda më pas do të shpërthente një sasi e madhe tritoli. Themollari ndërroi jetë sot dhe fati i tij i keq ishte se kishte fqinje dy motrat Nikolli, të dyja në një marrëdhënie me të penduarit e drejtësisë, Amarildo Xhanej dhe Nuredin Dumani.

Mosmarrëveshjet me këtë të fundit mendohet se çuan në shpërthimin e tritolit, që i morën jetën Enea Themllarit, 26 vjeç. Gjithsesi kur një nga motrat Nikolli denoncoi Nuredin Dumanin në SPAK, oficerët i thanë “Thjesht ka dashur t’ju trembë”.

Alda Nikolli pati guximin të dalë publikisht në Top Channel ku hodhi dyshime se si policia, ashtu edhe prokuroria është e kompromentuar në rastin e Dumanit.

Ajo dha prova se vrasësi me pagesë, aktualisht i penduar i drejtësisë jeton në kushte të privilegjuara, ku nuk mungon edhe komunikimi i tij me jashtë burgut nëpërmjet internetit. “Nuredini është drejtori i burgut” ka rrëfyer Alda Nikolli.

Alda Nikolli tregoi se bëri denoncim, por policia e refuzoi, ndërsa në SPAK i thanë se Dumani ka dashur “vetëm ta trembë”.

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tregoi ajo.

Lini një Përgjigje