TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2024, 16:07

Tiranë/ Dy persona grabisin taksistin në ish-bllok dhe largohen me shpejtësi!  

Shkruar nga Pamfleti

Tiranë/ Dy persona grabisin taksistin në ish-bllok dhe largohen me

Një vjedhje është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet ku dy persona të pa identifikuar kanë grabitur një taksist.

Mësohet se dy personat i kanë marrë një shumë parash taksist në zonën e ish-bllokut dhe janë larguar me vrap. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

“Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton policia.

Lini një Përgjigje