TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2025, 13:49

I dënuar në Itali me 16 vite burg, 52-vjeçari kapet në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar në Itali me 16 vite burg, 52-vjeçari kapet në

Policia e Lezhës arrestoi një 52-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi rezulton i dënuar me 16 vite burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë 52-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer edhe 11 muaj e 17 ditë në qeli.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Lezhë. Nga dënimi i Gjykatës së Apelit të Milanos, me 16 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 17 ditë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje