TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2025, 13:47

35 kg drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në kufi

Shkruar nga Pamfleti

35 kg drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, arrestohet

Policia kufitare malazeze gjatë kontrollit të një automjeti të një personi nga Tuzi, gjeti dhe sekuestroi 35 kilogramë marijuanë. Dyshohet se droga vinte nga Shqipëria, ndërsa shoferi E. M, 24 vjeç, u arrestua.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjetit në rrugën Grabon – Dinoshë, droga është gjetur në dy thasë dhe një qese në bagazh. Konkretisht janë sekuestruar 62 pako me marijuanë.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. Drejtuesi i mjetit është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe trafikimit të paautorizuar të drogës.

Lini një Përgjigje