TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2026, 12:53

Grabitet me armë OTP BANK te stadiumi 'Selman Stërmasi'!

Shkruar nga Pamfleti
Grabitet me armë OTP BANK te stadiumi 'Selman Stërmasi'!
Foto nga vendngjarja

Grabitet me armë OTP BANK te stadiumi 'Selman Stërmasi', arratiset autori...

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, autori i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, i ka marrë paratë qytetarit që ai po depozitonte, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk është e qartë shuma e grabitur ndërsa raportohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes me skuter ndërsa në kokë ka pasur një skafandër motori. 

Forca të shumta policore kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.", njofton policia.

grabitje me arme banke e nivelit te dyte stadiumi \\\\\\\\\\\\\\\'selman stërmasi\\\\\\\\\\\\\\\'

Lini një Përgjigje