TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Dhjetor 2024, 16:05

Grabitën 300 mijë euro bizhuteri në argjendari, arrestohet koka e ‘skifterëve’ shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Grabitën 300 mijë euro bizhuteri në argjendari, arrestohet koka e

Një bandë prej katër personash, kreu një grabitje të hënën e kaluar në argjendarinë “Gold & Florence” në via Por Santa Maria.

Policia italiane ka arrestuar kokën e bandës së skifterëve, ndërsa po heton për kapjen e 3 bashkëpunëtorëve të cilët vodhën bizhuteri në vlerën 300 mijë euro.

Ngjarja u zbulua pas këqyrjes së kamerave nga argjendaria dhe bizneset në vendngjarje. Tre persona, me fytyrë pjesërisht të mbuluar u futën në argjendari, ndërsa njëri prej tyre bllokoi punonjësin e dyqanit. Një tjetër person i ndihmoi të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Gjatë investigimit, hetuesit zbuluan edhe një person të katërt, që qëndronte ne distancë nga dyqani dhe që mori çantat me bizhuteritë e vjedhura, duke ndjekur një tjetër itinerar, për të humbur gjurmët.

Ky i fundit veproi si "vëzhgues" dhe përdori mjete të ndryshme transporti, si biçikleta elektrike me qira.

Pas kontrolleve të kryera, kokës së grupit iu gjetën mbi 40 mijë euro para cash, të cilat sipas hetuesve mund të jenë ekuivalenti i një pjese të mallit të vjedhur. I dyshuari është shqiptar dhe po këtë kombësi besohet se kanë edhe 3 ‘skifterët’ e tjerë.

Gjykata e la në burg, teksa ekspertët kanë zbuluar edhe disa gjurmë të dobishme, që mund të çojnë te tre të tjerët.

Lini një Përgjigje