TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Dhjetor 2024, 10:53

Përplasi policin gjatë detyrës, zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit: Më doli papritur para për të më ndaluar

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi policin gjatë detyrës, zbardhet dëshmia e

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të diel masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” për Rei Bitrin, 21 vjeçarin që aksidentoi në orët e para të mëngjesit të së enjtes një punonjës policie.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha për Top Channel, gjatë zhvillimit të seancës, 21 vjeçari ka pretenduar se punonjësi i policisë i ka dalë përpara papritur dhe se nuk e kishte parë.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës është duke pritur rezultatet e ekspertizës nga spitali ku po mjekohet efektivi i policisë. Po ashtu në sallë përballë gjykatës është pretenduar se paraprakisht efektivi ka  dëmtime të lehta dhe ndodhte jashtë rrezikun për jetën.

Prokuroria e Tiranës ka marrë edhe dëshmitë e dy efektivëve të tjerë të policisë të cilët kanë qenë në shërbim në rrugën “Xhanfize Keko” në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti.

Rei Bitri ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat, kur efektivi i ka urdhëruar që të hapë krahun ky ka qenë dhe moment kur 21-vjeçari e ka aksidentuar duke e lënduar në këmbë policin.

 

Lini një Përgjigje