TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Dhjetor 2024, 15:16

Grabitën bizhuteri me vlerë 300 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali; në kërkim tre shokët

Shkruar nga Pamfleti

Grabitën bizhuteri me vlerë 300 mijë euro, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për vjedhje. Mësohet se i riu ka grabitur një argjendari në via Por Santa Maria në Firence, pranë Ponte Vecchio. Ai ka vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 300 mijë euro.

Të hënën e 16 dhjetorit, rreth orës 10:30 në dyqan hynë 3 persona me fytyrën pjesërisht të mbuluar. Ndërsa njëri prej tyre doli përtej banakut dhe bllokoi punonjësin, dy të tjerët thyen xhamat, duke marrë bizhuteritë dhe sendet me vlerë dhe u larguan menjëherë.

Nga hetimet u vu re prania e një bashkëpunëtori të katërt të dyshuar, të cilit grabitësit i dorëzuan sendet e vjedhura pak para se të zhdukeshin. Sipas hetimeve, ky i fundit ndoqi nga distanca të gjitha fazat e vjedhjes, duke vepruar si “vëzhgues”.

I riu akuzohet për vjedhje të rëndë në bashkëpunim me persona ende të panjohur.

Lini një Përgjigje