TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Dhjetor 2024, 16:58

Kapet me pistoletë dhe kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Kapet me pistoletë dhe kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për armëmbajtje pa leje.

Gjatë një kontrolli nga policia, efektivët gjetën në ballkonin e dhomës së tij një pistoletë të kalibrit 9 mm të llojit “Beretta” me numër serie të gërryer, gati për përdorim me karikator me 7 fishekë, të fshehur në një qese plastike.

I riu, pasi hezitoi të hapte derën e dhomës së gjumit, ka dorëzuar edhe 0.36 gram kokainë për përdorim personal. Arma dhe municioni u sekuestruan ndërsa 28-vjeçari rrezikon deri në 6 vite burg dhe 15 mijë euro gjobë.

Lini një Përgjigje