
Policia e Durrësit ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në 23 shtator të këtij viti. Në pranga janë vendosur dy të rinj, teksa është shpallur në kërkim një tjetër.
“Mbas një pune hetimore dhe profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve. Në vijim të veprimeve u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi shtetasve E. H., 18 vjeç dhe A. G., 18 vjeç, të dy banues në Durrës. U shpall në kërkim shtetasi E. R., 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim", njfton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje