
Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Laprakës në kryeqytet. Trupi i viktimës u zbulua nga roja i shkollës “Andrea Stefani” .
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.Trupi i cili kishte 4-5 ditë është gjetur nga roja i shkollës jashtë rrethimit të godinës.
Uniformat blu dyshojnë se personi i gjetur i pajetë mund të jetë larguar nga banesa. Ende nuk dihen detaje rreth moshës së viktimës apo identitetit të tij.
Lini një Përgjigje