TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2024, 08:48

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina e ushtrisë përplaset me autobotin; plagosen 6 ushtarakë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina e ushtrisë
Foto ilustruese

6 ushtarakë të repartit të Vaut të Dejës kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor “Lezhë- Shkodër”,  në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.

Automjeti i repartit ushtarak Vau i Dejës është përplasur me një autobot. Për pasojë janë lënduar 6 ushtarakë, të cilët aktualisht ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

"Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

aksident në aksin lezhë-shkodër plagosen 6 ushtarakë

Lini një Përgjigje