
Katër bullgarë janë arrestuar nga policia greke, pasi mashtruan dhe kërcënuan një shqiptare për t’i marrë një shumë të madhe parash.
Bullgarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë një 63-vjeçareje shqiptare në Santorini 98.500 euro. Të premten e kaluar, e moshuara mori një telefonatë, pas të cilës ishte një djalë i kërkoi një shumë të madhe parash, për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik ku ka plagosur rëndë një fëmijë të mitur. Gruaja ndoqi udhëzimet e tyre dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash.
Por pasi e kuptoi mashtrimin, 63-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe uniformat blu në Greqi kanë bërë të mundur identifikimi i tyre u bë përmes kamerave të sigurisë, si dhe u kanë sekuestruar shumën e parave që i kishin marrë shqiptares.
Lini një Përgjigje