TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2024, 15:23

Vrau recepsionistin në Himarë, prokuroria kërkon ekstradimin e Gerald Shehut nga Greqia

Shkruar nga Pamfleti

Vrau recepsionistin në Himarë, prokuroria kërkon ekstradimin e

Në qershor të vitit 2024, u diskutua riatdhesimi i Gerald Shehut nga Greqia në Shqipëri, autorit të vrasjes së recepsionistit të hotelit “Grecia”, Eraldo Nevruzit.

Gerald Shehu, pronari i Hotel “Grecia” njëherësh i dyshuari kryesor për vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të recepsionistit të hotelit, Eraldo Nevruzi, ka kërkuar të mos ekstradohet në Shqipëri, pasi në këtë vend i rrezikohet seriozisht jeta.

Shehu ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi vetë Eraldo Nevruzi e kishte ofenduar dhe goditur i pari.

Për më tepër, Shehu ka luajtur kartën e shtetësisë së tij Britanike tek autoritet Greke dhe të shtetësisë Greke të bashkëshortes së tij, duke argumentuar se kërkon që të qëndrojë në Greqi ose Angli dhe jo të ekstradohet.

Nga ana tjetër dy javë më parë prokuroria e Vlorës, ka përcjellë zyrtarisht në Greqi të gjithë dosjen penale që bën fjalë për vrasjen e Eraldo Nevruzit, ku ndër të tjera ka kërkuar ekstradimin e Shehut në Shqipëri, duke garantuar palën greke se do ketë parasysh të drejtat e Gerald Shehut në këtë ngjarje të rëndë.

Prokuroria e Vlorës shpreson në një ekstradim të Gerald Shehut në Shqipëri, në mënyrë që ai të përballet me akuzën e rëndë të vrasjes dhe më pas fshehjen e trupit të pajetë të recepsionistit, Eraldo Nevruzi.

Aktualisht për këtë ngjarje të arrestuar janë dhe dy punonjës të tjerë të hotelit në pronësi të Gerald Shehut, shtetasit Daniel Qose dhe David Larti, të cilët janë lanë në masën e sigurisë “arrest në burg”./ Ora News

Lini një Përgjigje