TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2024, 10:59

Ndodh në Tiranë! Gruaja porosit dy persona të dhunojnë bashkëshortin e saj, arrestohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Ndodh në Tiranë! Gruaja porosit dy persona të dhunojnë

Shtetasja Eranda Sina është arrestuar këtë të hënë në Tiranë, pasi dyshohet se ka ‘porositur’ dhunën ndaj bashkëshortit të saj.

Shkak ka qenë dhuna e vazhdueshme që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se në datë 31 gusht, Sina ka lënë takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendkalim kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit.

Për pasojë i lënduari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen E. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35 vjeç, banues në Institut.

Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spital, në spital në kujdesin e mjekëve”, njoftimi i policisë.

Lini një Përgjigje