TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2024, 10:36

Një tjetër rast dhune në Korçë/ Rrahu bashkëshorten dhe të atin, arrestohet 42-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër rast dhune në Korçë/ Rrahu

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur, këtë herë në Maliq.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 42-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, si dhe ka dëmtuar me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake.

I arrestuari është shtetasi me iniciale M.K., i cili do të përballet me akuzën e dhunës në familje.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve policore, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. K., 42 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. K. ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi M. K. ka dëmtuar me sende të forta, orenditë shtëpie dhe automjetin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.

Lini një Përgjigje