TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2024, 09:15

“Më rrezikohet jeta”/ Ekzekutoi Edmond Papën, Andrea Kalemi transferohet në burgun e Fierit; vendoset në regjim të sigurt

Shkruar nga Pamfleti

“Më rrezikohet jeta”/ Ekzekutoi Edmond Papën, Andrea

Ndërsa në seancën gjyqësore Andrea Kalemi ka deklaruar se prezenca e tij në burg, i rrezikon jetën.

Andrea Kalemi,  i cili u arrestua 1 javë më parë për akuzën e “Mbajtjes pa leje të një automatiku dhe pistolete” është mbyllur në burg. 

Po ashtu në burg është lënë edhe Jetmir Kalemi, pasi strehonte në banesë Andrea Kalemin. 

Në seancën gjyqësore Andrea Kalemi ka deklaruar se prezenca e tij në burg, i rrezikon jetën.

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, Andrea dhe Jetmir Kalemi janë transferuar në paraburgimin e Fierit, duke u vendosur në një regjim të sigurt.

Përplasja e familjes Kalemi është me atë të familjes së Edmond Papa, i cili mbeti i vrarë në Tiranë.

Zanafilla e sherrit ka nisur fillimisht për 100 kg hashash që Edmond Papa nuk ja pagoi Aleksandër Sadikajt në Memaliaj.

Mes dy miqve ka ndodhur një kontradiktë për punën e pagesës së kësaj sasie droge, duke çuar në ndezjen e konfliktit me vrasjen e Aleksandër Sadikaj me tritol në makinë, shpërthim i cili ndodhi në afërsi të Lundrës.

Si u vra Edmond Papa?

49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë më 16 dhjetor 2022, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të atentatorëve që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë. Vrasja e Edmond Papës, u zbardh pak javë pasi ishte ekzekutuar. 6 muaj i janë dashur Albano Velos, djalit të efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022. 30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet u arrestua në Rinas teksa po kthehej nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, atje ku ishte larguar vetëm katër ditë pas organizimit të atentatit dhe ekzekutimit të Edmond Papës në bashkëpunim me Andreë Boden.

Si ndodhi atentati me tre të vrarë në Memaliaj

Babai i shumë të përfolurit për krime, Adriatik Kalemi, u vra në një atentat të trefishtë natën e 20 korrikut, në lokalin pranë bashkisë së Memaliajt, kurse xhaxhai iu plagos. Shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot 6 plumbave të kallashit që iu derdhën në turp. Po ashtu, kanë humbur jetën kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes. Policia gjeti makinën e djegur, brenda saj tre kallashnikovë, ndërsa krimi trefishtë ende nuk është zbadhur.

Kush është Andrea Kalemi?

52-vjeçari Andrea Kalemi i njohur si Adriatik Kalemi rezulton të jetë një emër jo pak i njohur për policinë shqiptare.

Në vitin 2001 ai rezulton se është arrestuar nga forcat speciale RENEA. Gjithashtu  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Kujtojmë se qershor 2022, mbeti i vrarë në një shpërthim me eksploziv kushëriri i tij, Aleksandër Sadikaj.  Pak muaj më vonë u ekzekutua në zonën e Selitës biznesmeni Edmond Papa, si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt.

Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Aleksandër Sadikajt, Albano Velo, si dhe është në kërkim shoku tjetër Andrea Bode. Ndërkohë në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

52-vjeçari figuron pronari i një bar kafe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj, agjenci shitblerje dhe dhënie me qira të pasurive të patundshme, agjenci transporti të udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete të ndërtimit.

Lini një Përgjigje