TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2024, 20:01

E rëndë në Maliq! Burri dhunon gruan për motive xhelozie, arrestohet 31-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Maliq! Burri dhunon gruan për motive xhelozie,

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar brutalisht bashkëshorten e tij 28-vjeçar.

Sipas informacioneve, çifti kishte pasur një debat verbal dhe më pas bashkëshorti e ka goditur me grushte, bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Konflikti dyshohet të jetë për motive xhelozie, ndërsa është përfshirë edhe vjehrri i të resë, i cili gjithashtu bashkë me të birin ka ushtruar dhunë ndaj 28-vjeçares. I ati është proceduar në gjendje të lirë ndërkohë që 28-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtje.

Fqinjët kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares dhe kanë njoftuar policinë e Maliqit, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, i cili mund të kishte pasur edhe pasoja më të rënda për të renë.

Në harkun kohor të 24 orëve, ky është rasti i dytë i dhunës brutale ndaj grave në juglindje.

Lini një Përgjigje