
Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal, ku 7 persona janë arrestuar ndërsa 8 persona nën hetim dhe ndodhen në arrati.
Mësohet se 3 prej tyre u është ndaluar qëndrimi. Mësohet se kokat e grupit kriminal ishin shqiptarë, ndërmjetësit ishin marokenë dhe korrierët italianë dhe algjerianë.
Operacioni u krye në zonën e Fermos, për trafik droge në zonën e Porto Sant'Elpidio. Operacioni “Take Away” u zhvillua mëngjesin e të shtunës.
Hetimet nisën dy vite më parë, të cilat çuan në zbulimin e një grupi kriminal, që dyshohej se drejtohet nga shqiptarë dhe me ndërmjetës afrikano-veriorë. Të përfshirë ishin edhe shtetas italianë që punonin si korrierë dhe kishin klentë në brendësi të Fermos dhe deri në Citivanova, shkruan "RaiNews".
Katër kilogramë kokainë të shitur, me vlerë 300 mijë euro, gjatë episodeve të dokumentuara nga hetuesit.
Dërgesat që bëheshin shpesh në shtëpi me makina të marra me qira dhe të ndërruara vazhdimisht, dhjetë nga të dyshuarit janë me kombësi shqiptare.
Hetimet nisën dimrin e vitit 2022, të drejtuara nga Departamenti i Operacioneve – Njësia Hetimore e Fermos dhe nën mbikëqyrjen e prokurorisë vendase. Të akuzuarit, të dyshuar anëtarë të një organizate të përbërë nga të paktën 18 persona banues në provincë, ishin përgjegjës për furnizimin me drogë për disa blerës në zonë.
Mënyra e shpërndarjes dhe rrjeti i shpërndarjes
Komunat më të përfshira në trafikun e drogës përfshinin Porto Sant'Elpidio, Sant'Elpidio a Mare, Monte Urano, Montegranaro, Torre San Patrizio, Monte San Pietrangeli, Civitanova Marche dhe Fermo. Hetimet zbuluan strategji të avancuara të përdorura nga trafikantët për të shmangur arrestimin, raporton media italiane "Gaeta".
Tregtarët e drogës bënin shitje me porosi dhe në disa raste ofruan një shërbim "dorëzimi në shtëpi", për të zvogëluar rrezikun për t'u kapur nga forcat e rendit.
Më herët, u zhvilluan edhe operacionet “Underground” (Nëntokësor), në muajin Mars 2023, që çoi në arrestimin e 8 anëtarëve të një grupi prej 13 tregtarësh droge nën hetim, si dhe aksioni “Shitje me pakicë” (Retail) në verën e vitit 2023, me disa të arrestuar shqiptarë dhe italianë, edhe me precedent penal.
Lini një Përgjigje