
Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se abuzoi me një të mitur.
22-vjeçari Kevin Cungu, është emër i njohur për policinë, pasi ai është arrestuar në vitin 2021 për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe së fundmi po vuante dënimin në ‘arrest shtëpie’.
Mësohet se ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15 vjeçare, të cilën e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15-vjeçarja nuk ka pranuar që të kryejë marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.
Ndërkohe më 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Kevin Cungu 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.
Kevin Cungu është emër i njohur për policinë ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Kujtojmë që në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja. Ndërkohë për sa i përket ngjarjes, ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15-vjecare. Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15-vjeçarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur”, njofton policia.
Lini një Përgjigje