
Policia ka reaguar mbi ngjarjen në Fier, ku u raportua se disa punonjës të një kompanie koreane ishin asfiksuar.
Nga informacionet e para, ku flitej për një reaksion që dyshohej se mund të kishte ardhur nga ndonjë lëndë kimike.
Sipas bluve të Fierit, 8 punonjëse të kompanisë janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë dhe më pas janë larguar në banesë. Ndërkaq vetëm njëra prej tyre është mbajtur në ambiente te spitalit nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Kjo kompani merret me prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike.
Njoftimi
Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Lini një Përgjigje