TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2024, 16:02

Pjesë e një grupi kriminal në Greqi, gjeorgjiani me 2 identitete përdorte emrin e ish-efektivit të Sarandës

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një grupi kriminal në Greqi, gjeorgjiani me 2 identitete

Policia greke ka çmontuar një grup kriminal dhe ka publikuar identitetin e disa anëtarëve që kryesisht ishin gjeorgjianë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në vjedhje, rrëmbime, gjobvënie dhe fajde.

Gjatë operacionit, policia greke sekuestroi para cash, drogë, armë dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura. Nga aktiviteti kriminal ky grup kishte përfituar mbi 200 mijë euro, ndërkohë që po hetohet pjesëmarrja e tyre në një sërë veprash kriminale. Grupi ishte strukturuar në kuadrin e Grupeve Kriminale Transnacionale dhe Organizatave të Krimit të Organizuar Euroaziatik (sipas terminologjisë ndërkombëtare “VOR V ZAKONE”).

Nga 6 identetitet e gjeorgjianëve të publikuara, policia ka publikuar identitetin e dyfishtë të njërit prej tyre. Në sistemin e policisë greke, një prej të dyshuarve rezulton me dy identitete, konkretisht atë real si Giga Tchilaia, 38 vjec shtetas gjeorgjian por edhe si Gëzim Qemal Elmazi i datëlindjes 26.06.1977. Ky identitet i përket një banori të Sarandës, ish-efektiv i Komisariatit të Sarandës, person me precedent penal të mëparshëm, i arrestuar për pengmarrje në vitet 2000, por edhe në korrik të vitit 2017 si ndihmës i një grupi grabitësish të armatosur, që vepronin në kufirin greko-shqiptar, ku gjatë arrestimit të tyre në Sarandë u sekuestruan 2 pistoleta dhe sende të vjedhura në fshatrat grekë pranë kufirit.

Lini një Përgjigje