TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2024, 14:45

I dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit në Oslo, kush është Visar Avdyli që u arrestua në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
I dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit në Oslo, kush
Visar Avdyli

Visar Avdyli është arrestuar sot në Ferzaj, si i dyshuar për vrasjen e një 20-vjeçari në Oslo në tetor të vitit 2021.

Autorë të krimit dyshohet se janë vëllezërit Visar dhe Valon Avdyli.

Visar Avdyli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është arrestuar sot në Ferizaj.

“Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021. Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Visar dhe Valon Avdyli janë dënuar më parë për bashkëpunim me organizatën terroriste ISIS.

Vrasja në Oslo u shënua më 7 tetor të vitit 2021, ku humbi jetën Hamse Adan, i cili u qëllua me armë zjarri.

Institucionet e Norvegjisë menjëherë shpallën në kërkim dy të dyshuarit kryesorë Valon e Visar Avdyli, shqiptarë të Kosovës.

Në nëntor të vitit të kaluar, Valoni u arrestua në Turqi.

 

visar avdyli vrasje

Lini një Përgjigje