TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2024, 10:46

I vunë tritolin tek dera e dyqanit, kush është avokati në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

I vunë tritolin tek dera e dyqanit, kush është avokati në

Ditën e sotme është gjetur një sasi tritoli e pashpërthyer, në derën e jashtme të një biznesi në Sarandë.
Dyqani merrej me organizimin e eventeve dhe dekorime e lule.

Dyqani ku është vendosur eksplozivi rezulton në pronësi të avokatit Ilia Thanasi, ish kryetar i komunës Aliko.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Mësohet se para se të vendoste kallëpin, autori ka ulur automatin që mos të punonin kamerat.

Nuk dihet ende nëse lënda eksplozive nuk ka mundur të shpërthejë apo kemi të bëjmë me një formë kërcënimi për pronarin e biznesit.

 

sarande tritol

Lini një Përgjigje