TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2024, 16:53

Plagosi punonjësin e karburantit me çekiç dhe i grabiti paratë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi punonjësin e karburantit me çekiç dhe i grabiti

Momente makthi ka përjetuar një 27-vjeçar, punonjës i një karburanti, në orët e para të së martës, në Agios Anargyros në Greqi.

Sipas policisë greke, një 28-vjeçar shqiptar ka hyrë me çekiç në pikën e karburantit duke e goditur dhe plagosur punonjësin. Ai grabiti paratë që gjeti dhe u largua me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur makinat patrulluese të forcës së ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke dhe pas kontrolleve, të cilat kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojë autorin.

arrestim shqiptar greqi karburant grabitje

Lini një Përgjigje