
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një 56-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati.
Policia bën me dije se 56-vjeçari me iniciale F. H., dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë.
"Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje