
Gjykata greke ka lënë në burg 39-vjeçari shqiptar Gentian Mino i cili vrau me plumb në kokë të dashurën e tij rumune.
Sipas mediave greke mësohet se ai është shfaqur i penduar. Ai ka deklaruar se “Me një plumb humbën dy jetë, ajo e Ninës dhe e imja”.
Gentian Mino autori i vrasjes ka pretenduar se arma në drejtim të bashkëshortes është shkrepur gabimisht.
Ai ka thënë se ishte një aksident tragjik dhe se nuk kishte ndërmend të vriste partneren e tij, pasi e donte shumë. Gjatë kërkimit të faljes, 39-vjeçari ka qarë gjatë gjithë kohës, ka thënë se e do shumë partneren e tij, ndërsa siç ka treguar ai dëshiron të kthehet në kohë dhe asgjë nga këto nuk kishte ndodhur.
Ai u shfaq i shkatërruar nga vdekja e partneres së tij, me të cilën pretendon se do të martohej dhe shprehu pendimin për mbajtjen e armës pa leje. Madje ai ka deklaruar se gruas nuk i pëlqente mbajtja e një arme në shtëpi, por atij i dukej qesharake se ajo kishte frikë.
Shqiptari ka thënë se ditën që ka kryer krimin kanë qenë ulur të dy në tapetin e dhomës së ndenjes përballë tavolinës, duke pirë e duke biseduar. Pasi ai ka vrarë partneren ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Në dëshminë e dhënë në polici ka treguar se me Ninën ishin shumë të dashuruar ndryshe nga sa kanë dëshmuar fqinjët se ai abuzonte dhe e dhunonte.
Lini një Përgjigje