TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2024, 11:49

Shiste drogë në Milano, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Shiste drogë në Milano, arrestohet në Tiranë

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi me inicialet Xh. A., 26 vjeç, është arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimin në Itali.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Rexhep Pinari” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake, Milano, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Operacioni i koduar “Milano”, është finalizuar nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin.

droge arrestim interpol

Lini një Përgjigje