TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2024, 13:06

3 mln euro dëm me fatura fiktive për të përfituar nga TVSH-ja, arrestohen 2 persona në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

3 mln euro dëm me fatura fiktive për të përfituar nga

38 vjeçari Sajmir Xhafa dhe 46 vjeçari Julian Kalo, të shpallur në kërkim në nëntor të vitit të kaluar, u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 3 mln eurosh.

‘Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik", njoftoi policia.

Në nëntor të vitit të kaluar u arrestua administratori i firmës Adnand (Andrew) Progri, ndërsa u lëshuan urdhër arreste edhe për Nezir Beqirin, Erion Satkën, Teidi Doraci, dhe një shtetas italian, Aldo Mazzarela.

Sipas burimeve, këta 7 persona i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm, pasi krijuan një skemë fiktive të mashtrimit përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Baza e tyre e mashtrimeve ishte shtrirë në 3 qytete, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, ndërsa hetimi i Prokurorisë së Elbasanit i nxori zbuluar.

Personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasi gjenin biznese të ndryshme, një pjesë të së cilëve i krijonin vetëm si emër, pa ekzistuar në realitet, kryenin prerje të faturave fiktive duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm shtetit nga për përfitimet e rimbursimit. Personat e përfshirë në skemën mashtruese akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Lini një Përgjigje