TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2024, 14:10

Masakra e Lushnjës/ Gjykata rrëzon kërkesën për marrjen si dëshmitar të miqve të Laert Haxhisë

Shkruar nga Pamfleti

Masakra e Lushnjës/ Gjykata rrëzon kërkesën për marrjen

Gjykata ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Leart Haxhisë për marrjen në pyetje si dëshmitar të Orges Bilbilit e Kaloshit, të dy miq të Haxhisë.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 29 shkurt, ku do të njoftohen tre dëshmitar të mbrojtjes.

Laert Haxhiu është duke u gjykuar në mungese për atë që njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator të vitit 2017 dhe u arrestua në Greqi në maj të vitit 2023.

Haxhiu qëndronte në shtetin fqinj me dokumente të falsifikuara. Në lejen e qëndrimit greke, ai mbante identitetin si Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Pas ndalimit në Janinë, Interpol Athina i dërgoi të dhënat autoriteteve shqiptare, që bënë identifikimin e tij.

Në atë ngjarje humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ku objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Nga të shtënat mbetën të vrarë Zamir Lafiti e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. “Shënjestra” shpëtoi pa u lënduar në atentat pasi pak çaste para se grupi i miqve të tij të qëllohej me breshëri, ishte futur në një dyqan pranë vendit të ngjarjes.

Hetimet e prokurorisë kanë arritur në përfundimin se motivi i atentatit ka qenë hakmarrja për shkak të konflikteve mes familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut, që prej vitit 1998.

Ndërkohë, pas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, SPAK pretendon se ka dokumentuar 6 vrasje të kryera nga grupi kriminal i drejtuar nga Haxhiu. 

Historia e bandës së Lushnjes

Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA. Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën "Bandë e Lushnjes".

Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes.

Kronologjia e vrasjeve

Ramadan Shkurti ekzekutohet në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij. Në datë 21.10.1998 në fshatin Grabian të qytetit të Lushnjës, pasi është dëgjuar një plasje eksplozivi, janë gjetur në vendngjarje pjesë të një trupi njerëzor të shpërndara.

Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës, pjesëtarë të grupit kriminal, të drejtuar nga Aldo Bare, kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës, Artur Daja. Ndërmjet tyre, në ngjarjen kriminale të ekspozimit të kokës së prerë kanë qenë edhe të pandehurit Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Borici, Enver Dondollaku, shtetasi i vrarë Leonard Prifti etj. Të gjithë viktimat kanë qenë shokë, miq të shtetasit Artur Daja, i cili ishte kundërshtari i drejtuesit të organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare.

Krimet e Bandës së Lushnjes

Më datë 03.08.1997 në qytetin e Lushnjës vritet  është vrarë me armë zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas, Xhevat Demiri. Në hyrje të qytetit të Lushnjës, viktima së bashku me familjarë të tij, janë ndaluar nga katër persona të armatosur, ku ndërmjet tyre ishin edhe Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare.

Pasi kanë vënë maskat në kokë ata kanë qëlluar në drejtim të shtetasit Xhevat Demiri, i cili kishte zbritur nga furgoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ndërkohë, Arben Boriçi, i cili rrinte në një autoveturë afër vendit të ngjarjes, është afruar me shpejtësi dhe në të kanë hipur të gjithë personat e sipërcituar.

Lini një Përgjigje