TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2024, 14:39

E vrau për 400 euro, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për ‘Kobrën’ dhe katër të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

E vrau për 400 euro, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për rastin e vrasjes së 31-vjeçarit në “Kobra City”, në Prizren.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri Dibran Hoxhaj, akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si “Kobra”, dhe katër të tjerë, dyshohen si autorët e vrasjes së të riut kuksian, Visar Cengu.

Të pandehurit R.S dhe B.M akuzohen për veprën penale “Manipulimi me prova”, ndërsa R.S, J.B dhe A.V. akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi me inicialet V.C ka ndodhur në orët e para të 3 janarit 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren, pronar i së cilës është Dibran Hoxhaj.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxhaj ka shtënë në drejtim të makinës, cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”.

Policia gjatë kontrolleve në lokalin e ‘Kobrës’ ka gjetur sende ilegale.
Në vendngjarje janë gjetur edhe një granatë dore dhe disa fishekë të njërit prej të dyshuarve.

Dibran Hoxhaj është person me precedent të theksuar kriminalë.

Shkak i krimit dyshohet se ka qenë konflikti për faturën 400 euro të cilën klientët e lokalit e kanë cilësuar të padrejtë.   

Tre të rinj nga Kukësi shkuan për të festuar vitin e ri në lokalin “Kobra City” në Prizren por njëri prej tyre mbeti i vrarë, dhe një tjetër u plagos.

kobra vrasje

Lini një Përgjigje