TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2024, 09:21

Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë, policia rrethon zonën

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në

Një sasi e pashpërthyer eksplozivi është gjetur në portën hyrëse të një biznesi në Sarandë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ndërkohë priten ekspertët anti-eksploziv.

Dyqani ku është vendosur lënda eksplozive shërben për shitjen e luleve dhe zbukurimeve për festa, në pronësi të familjarit të një avokati në Sarandë.

Ndërkohë pranë dyqanit ku është gjetur eksplozivi, ndodhen zyrat e OSHEE, një shkollë publike dhe një private.

“Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

sarande eksploziv

Lini një Përgjigje