TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2024, 15:30

Tjetër rast helmimi me fotoksinë, 62-vjeçarja transportohet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër rast helmimi me fotoksinë, 62-vjeçarja transportohet

Një tjetër rast helmimi me fotoksinë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës ku 62-vjeçare është paraqitur mesditën e sotme në spital pasi dyshohet se është vetëhelmuar.

Rastet sa vijnë dhe shtohen, ndërsa shteti nuk po merr ende asnjë masë për heqjen nga tregu të këtij helmi.

Alarmante është situata ku vajza të reja të mitura i japin fund jetës për shkak të bullizmit dhe gjendjes së rënduar psikologjike.

“Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

Shtetasja është në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit”, njoftoi policia.

Gruaja ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje