TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2024, 15:52

I riu rrëzohet dhe humb jetën, policia e Londrës: Dyshohet se është shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

I riu rrëzohet dhe humb jetën, policia e Londrës: Dyshohet se

Detektivët kanë publikuar një foto të një burri që u rrëzua në një rrugë në perëndim të Londrës dhe ndërroi jetë 10 ditë më vonë në spital, me shpresën se familja e tij do ta identifikojë.

Thuhet se i riu që u rrëzua në Sixth Avenue, Queen’s Park, në orën 02:40 më 6 tetor, mund të jetë shqiptar.

Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë 10 ditë më vonë. Policia ka publikuar një foto të një tatuazhi në krahun e tij të majtë, teksa shton se vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Det Sgt Julia Morrou shpjegoi se pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar të riun duke ecur përgjatë rrugës dhe momentin kur u rrëzua.

“Ne kemi kryer një numër kontrollesh për të tentuar të identifikojmë të dyshuarin, duke përfshirë kontrollimin e përshkrimeve të çdo personi që është raportuar i zhdukur në zonë, por ende nuk kemi qenë në gjendje të kuptojmë se kush është ai. Ne po punojmë me mjekun ligjor për të identifikuar të afërmit e tij të afërt dhe po nxjerrim një imazh të një tatuazhi që burri kishte në bicepsin e tij të brendshëm të majtë, me shpresën se dikush mund ta njohë atë dhe ta kërkojë”, thanë efektivët.

Sipas policisë ai kishte veshur vetëm pantallona dhe nuk kishte me vete asnjë send identifikimi apo sende personale dhe kërkon ndihmë për identifikimin e tij.

Policia njoftoi ai dëgjohej duke folur me veten në një gjuhë të huaj, për të cilën policia besonte se ishte shqip. Ai përshkruhet si lëkurë bardhë, i moshës rreth 40-vjeç, me trup të hollë./BBC

Lini një Përgjigje