TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2024, 21:36

Fotoksina merr sërish jetë njerëzish, vdes në spital 23-vjeçarja nga Shkodra

Shkruar nga Pamfleti

Fotoksina merr sërish jetë njerëzish, vdes në spital

Një tjetër rast helmimi me fotoksinë ka ndodhur ditën e sotme ku një 23-vjeçare ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se bëhet fjalë për 23-vjeçaren Suada Hysenaj, e cila fillimisht u transportua në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore, por më pas ka ndërruar jetë.

“Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje