Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen nr. 5 të qytetit.
Një 64-vjeçar është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij në qytetin e Korçës, pasditen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen nr. 5 të qytetit.
Sipas informacionit zyrtar nga policia, shtetasi me inicialet A. P., 64 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 23.02.2026, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi A. P., 64 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte.Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të rastit."-njofton policia.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë veprim.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të 64-vjeçarit apo mbi motivet e mundshme të ngjarjes.
Lini një Përgjigje