Një 64-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke si i dyshuar se ta tentuar të përdhunojë një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Kypseli, atje ku 25-vjeçarja jetonte me familjen e saj.
Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës, Katerina Bekiari. Ajo ka përshkruar momentet dramatike që përjetoi kur, me t'u kthyer në shtëpi, pa burrin duke qëndruar mbi vajzën e saj.
“Kapa një tigan të madh dhe e godita në kokë, duke u përpjekur të mbroja fëmijën”, tha nëna e 25-vjeçares, shkruajnë mediat greke.
Ekspertiza mjeko-ligjore, sipas saj, tregoi se nuk kishte abuzim.
Videoja e kamerës së sigurisë e publikuar nga mediat tregojnë 64-vjeçarin duke hapur derën e përparme të apartamentit me çelësa dhe duke hyrë brenda. Pamjet filmike kapin gjithashtu sherrin me nënën , ku të dy bien në dysheme, burri e godet dhe ajo reagon.
Një fqinj i 64-vjeçarit tregoi në stacionin televiziv Mega se "vajza i kishte treguar se ai u përpoq ta përdhunonte”.
Siç ka shkruar protothema.gr që nga e shtuna, 64-vjeçari dyshohet se është takuar me nënën e 25-vjeçares në një kuzhinë të kishës. Padia u paraqit nga nëna, e cila tha se e pa incidentin përmes kamerave në shtëpi dhe menjëherë u kthye me nxitim.
Sipas asaj që ajo pretendon, kur u përpoq të telefononte policinë, u godit me grushte dhe shqelma.
Pas incidentit, 64-vjeçari iku dhe është në kërkim.
Lini një Përgjigje