TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2026, 13:22

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, arrestohen dy persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani,
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani.

Sipas policis=, në pranga ranë R. F., 20 vjeç, dhe A. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas uniformave blu, ata bashkëpunonin për të shfrytëzuar për prostitucion shtetasen nga Azerbajxhani, e cila ushtronte aktivitetin në një apartament në rrugën “Mihal Guri”.

Policia procedoi penalisht gruan për ushtrim prostitucioni. Gjatë kontrollit në apartament, efektivët sekuestruan një shumë parash që dyshohet se rridhte nga kjo veprimtari dhe katër telefona celularë që, sipas hetimeve, përdoreshin për organizimin e aktivitetit.

"Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Netëork 3”, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive. Shfrytëzonin 1 shtetase të huaj, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Procedohet penalisht dhe shtetasja e huaj që ushtronte prostitucion. Sekuestrohen një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Network 3”. 

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani, e cila e ushtronte prostitucionin në një apartament me qira në rrugën “Mihal Guri”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Lini një Përgjigje