TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2026, 08:48

Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë për vendin e parkimit, arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë për vendin e
Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë për vendin e parkimit, arrestohet autori

Policia arrestoi autorin e dyshuar për vrasjen e 48 vjeçarit Skerdilajd Isufi në Kavajë, pas një konflikti që nisi për parkimin e një automjeti.

Sipas bluve, në pranga ra Landi Puja. Hetimet paraprake tregojnë se ai e goditi disa herë me thikë Isufin gjatë një përplasjeje për motive të dobëta. Si pasojë e plagëve, 48 vjeçari humbi jetën.

Pas ngjarjes, i dyshuari u largua nga vendi i konfliktit. Shërbimet e Policisë e kapën disa orë më vonë, pas kontrolleve dhe kërkimeve në zonë.

Policia sekuestroi edhe thikën që dyshohet se u përdor në krim.

"Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori për të goditur 48-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore dhe kërkimeve për gjetjen e provave materiale, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se autori goditi, me pasojë humbjen e jetës së 48-vjeçarit S. V., alias S. I.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

vrasje me thike kavaje parkim arrestohet autori

Lini një Përgjigje