Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Kavajë, ku 47-vjeçari Alket Isufi humbi jetën pasi u godit me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta. Dyshohet se viktima kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit Land Puja. Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar Isufit të largonte makinën, çka ka sjellë një debat verbal mes tyre.
Gjatë përplasjes, sipas të dhënave paraprake, viktima i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit të dyshuar. Në vijim, Land Puja dyshohet se ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur 47-vjeçarin dy herë në pjesën e zemrës. Plagët e marra rezultuan fatale për Isufin.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Lini një Përgjigje