TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2026, 15:35

Një tjetër vrasje me thikë në vend, ndërron jetë 47-vjeçari në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti
Një tjetër vrasje me thikë në vend, ndërron jetë
Foto ilustruese

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin. Një 47-vjeçar është vrarë me thikë në Kavajë. Policia ka njoftuar se rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3 të qytetit të Kavajës, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S. I., po rreth 47 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit Land Puja.

Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre.

Gjatë debatit, viktima, Alket Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

"Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit."-njofton policia. 

Kjo është ngjarja 6-të që shënohet në vend në më pak se 24 orë. Ditën e djeshme u vra me thikë 32-vjeçari Egli Pashollari. 10 minuta më pas Akil Koxhaxhiku u plagos nga Besjan Ferazini te Delijorgji.

Disa orë më vonë një i ri i dha fund jetës me armë në Tiranë. Pak më vonë një 27-vjeçar u plagos në Kombinat. Ngjarjet kriminale në vend nuk ndaluan me kaq. Ditën e sotme  për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi Astrit Çani, 93 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Pëllumb Çani, 61 vjeç në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.  

vrasje me thikë kavaje

Lini një Përgjigje