TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2026, 14:20

Vrasja e Egli Pashollarit merr kthesë, gruaja e autorit ndryshon dëshminë: Bëmë sherr, na kishte zënë rrugën

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Egli Pashollarit merr kthesë, gruaja e autorit ndryshon

Gruaja e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari ka ndryshuar dëshminë, duke dhënë një tjetër version të ngjarjes.

Hetimet për vrasjen e Egli Pashollarit kanë marrë një zhvillim të ri, pasi bashkëshortja e autorit të dyshuar Gazment Buçpapaj ka ndryshuar dëshminë e saj para hetuesve.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ajo ka deklaruar se konflikti mes palëve nisi për shkak të një situate të çastit në rrugë.

Në deklarimin e fundit, gruaja e autorit të dyshuar ka pohuar se mes tyre dhe viktimës pati një përplasje verbale, dhe u shpreh se “Nuk më ngacmoi, sherri nisi pasi na kishte zënë rrugën”.

Ajo ka shtuar se sherri nisi për këtë arsye dhe më pas situata degradoi në përdorimin e thikës. "Pashollari na ofendoi pasi burri i ra borisë që të hapte rrugë", ka dëshmuar ajo.

Ky version ndryshon nga dëshmitë e mëparshme të dhëna në fazën fillestare të hetimit, megjithatë autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje mbi mospërputhjet konkrete mes deklarimeve.

Prokuroria po verifikon deklarimet e reja, duke i krahasuar me provat e mbledhura në vendngjarje, dëshmitë e tjera dhe materialet filmike, nëse ka të tilla. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se ndryshimi i dëshmisë pritet të vlerësohet në kuadër të dinamikës së ngjarjes dhe përgjegjësisë penale.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo me një përplasje të mëparshme mes palëve.

Më herët, bashkëshortja e autorit të dyshuar, deklaroi se punon si shitëse në një market pranë vendit të ngjarjes, dhe se i kishte treguar Buçpapajt për shqetësime dhe ngacmime të vazhdueshme nga viktima.

Lini një Përgjigje