TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2026, 13:52

I dënuar me 12 vite burg, arrestohet në Durrës trafikanti 43-vjeçar; pritet ekstradimi në Itali 

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 12 vite burg, arrestohet në Durrës trafikanti
Pamje nga arrestimi

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, banues në fshatin Shënavlash. 

Autoritetet sqarojnë se, Muka ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Cagliari të Italisë e ka dënuar në vitin 2021 me 12 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vite e 6 muaj burg.

Autoritete shqiptare po punojën për ekstardimin drejt Italisë të 43-vjeçarit. 

"Kontrolle dhe operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 82”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar në Itali për trafikim të narkotikëve.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 82”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Durrësit, nga Forcat Operacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, 43 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Cagliari/Itali, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg (mbetur për të vuajtur 9 vite e 6 muaj burg), për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për realizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë", njpfton policia. 

 

 

rexhep muka alias kreshnik muka

Lini një Përgjigje