
Një tjetër plagosje me armë zjarri është regjistruar në vend, këtë herë në qarkun e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Mashkullorë, ku një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi Astrit Çani, 93 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Pëllumb Çani, 61 vjeç.
Raportohet se, i plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.
"Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje