Viktima është shtetasi me inicialet A.M.
Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij.
Sipas informacionit pararak të policisë, viktima është shtetasi me inicialet A.M. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupet hetimore po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi vendndodhjen e saktë të ngjarjes apo mbi rrethanat që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.
Po ashtu, nuk bëhet e ditur nëse arma e përdorur zotërohej me leje apo nëse në banesë ndodheshin persona të tjerë në momentin e ngjarjes.
Lini një Përgjigje