TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2026, 16:36

Një i vrarë dhe një i plagosur në Tiranë, Policia del me njoftim zyrtar: Identifikohen autorët e dy ngjarjeve

Shkruar nga Pamfleti

Një i vrarë dhe një i plagosur në Tiranë, Policia del

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me dy ngjarje kriminale të ndodhura pasditen e sotme në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas policisë, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, gjatë një konflikti mes disa personave, është goditur me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 31 vjeç. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve. Policia bën me dije se autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Vetëm 10 minuta më vonë, rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, një tjetër konflikt dyshohet se ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë mbeti i plagosur shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Edhe në këtë rast, autori i dyshuar është identifikuar, por të dhënat e tij nuk bëhen publike për shkak të hetimeve në vijim.

Grupet hetimore po vijojnë punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plotë të dy ngjarjeve dhe arrestimin e personave të përfshirë.

"Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje