Nuk kanë fund ngjarjet kriminale në Tiranë. Pas vrasjes së 32-vjeçarit Egli Pashollari te rruga “Kongresi i Manastirit”, ka ndodhur dhe një plagosje me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së pallateve “Delijorgji”. Bëhet me dije se i plagosuri ka marrë plumb në bark dhe është dërguar drejt një spitali privat aty pranë.
"Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", tha policia, e cila njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes.
Lini një Përgjigje