Është publikuar fotoja e Egli Pashollarit, 32-vjeçari që humbi jetën pasditen e sotme në Tiranë, pasi u godit me thikë gjatë një konflikti me disa persona të tjerë.
Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë zonës së ish-parkut te “21 Dhjetori”. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës, duke i shkaktuar plagë fatale viktimës.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në ngjarje, ndërsa motivet mbeten ende të paqarta.
Lini një Përgjigje