TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2026, 13:30

Në kërkim pas atentatit në Rinas, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armësh; nga kallëpet e tritolit te granatat

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim pas atentatit në Rinas, Ylli Zallës i gjendet
Banesa ku u sekuestruan armët

Sipas policisë, arsenali i armëve është nën posedimin e 49-vjeçarit Ylli Zalla, i cili është në kërkim që prej nëntorit të vitit të shkuar për atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani.

Policia ka zhvilluar një operacion në Fushë-Krujë, ku ka zbuluar një arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Sipas policisë, arsenali i armëve është nën posedimin e 49-vjeçarit Ylli Zalla, i cili është në kërkim që prej nëntorit të vitit të shkuar për atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani.

Gjatë operacionit u sekuestruan: 24 kallëpe tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti, 27 djegore; 3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh; 2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.   

Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

49-vjeçari, Ylli Zalla është shpallur në kërkim dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë me atentatin e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit miku u tij, Muçi Shaljani. Që prej nëntorit 2025, prej tij nuk ka asnjë gjurmë, por grupi hetimor përjashtoi çdo lidhje mes tij dhe grupit kriminal që organizoi eliminimin e krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.

Gjatë aksionit të nëntorit 2025, policia njoftoi se në banesën e Ylli Zallës janë zbuluar konkretisht: 3 kallëpë tritol, 12 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina), 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë, 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh, 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe 2 kg e 25 gramë Cannabis.

Fillimisht u dyshua se autorët e atentatit në Rinas mund t'i kishin siguruar armët në këtë banesë, por ekspertiza e përjashtoi këtë pistë. 

Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai ka rënë në pranga edhe në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Në ato kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri. Ai u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk dihet nëse ai është dënuar për këtë çështje.

"Krujë/Zhvillohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Tracking”. Gjenden në fshatin Zall, Fushë Krujë, dhe sekuestrohen arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë siguruar informacion për një ambient ku mbaheshin armë zjarri. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë Krujë, afër banesës së shtetasit Y. Z., u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti;
-27 djegore;
-3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh;
-2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim shtetasi Y. Z., 49 vjeç, i cili nga hetimet e para dyshohet se është poseduesi i tyre.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Në kërkim pas atentatit në Rinas, Ylli Zallës i gjendet
Pamje nga operacioni në Fushë Krujë

arsenal armësh droge fushe kruje ylli zalla

Lini një Përgjigje